Champions-i zgjedh egjiptianin Salah para Cristianos

Soccer Football - Premier League - Liverpool vs Everton - Anfield, Liverpool, Britain - December 10, 2017 Liverpool's Mohamed Salah celebrates scoring their first goal Action Images via Reuters/Lee Smith EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. Please contact your account representative for further details. - RC11DBDEF4F0

Kur të gjithë prisnin që Cristiano Ronaldo të zgjidhej si lojtari më i mirë i javës në Champions League, pasi “pushtoi” faqet e para të gazetave me roveshatën e tij kundër Juventusit, turneu zgjodhi egjiptianin Mohammed Salah.

Sulmuesi i Liverpulit ishte ai që mori më shumë vota në sondazhin e publikuar në faqen zyrtare të kompeticionit më të rëndësishëm në botë për klube.

Salah grumbulloi 57% të votave, ndërsa ylli i Realit vetëm 35%. Në vend të tretë u rendit James Rodriguez i Bayern Munchen (5%).

Duket se tifozët kanë vlerësuar më shumë ndeshjen e shkëlqyer të Salah ndaj City-t sesa golat e Ronaldos në Torino.