Chelsea e eliminon Sheffieldin e Atdhe Nuhiut nga FA Cup

Chelsea ka kaluar në 1/8 e finales së FA Cup. Chelsea e ka eliminuar Sheffieldin nga FA Cup, duke e mposhtur me rezultat, 3:0. Skuadra londineze e shënoi golin e parë nga pika e bardhë, ku atë e realizoi Willian në minutën e 26’, ku me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë, raporton lajmi.net. Pjesa e dytë filloi edhe më mirë për Chelsea, ku Callum Hudson-Odoi e shënoi golin e dytë (64’). Willian doli përsëri në skenë, duke e vulosur fitoren dhe kualifikimin e londinezëve në minutën e 84’.Në këtë ndeshje debutoi Gonzalo Higuain, që bëri një paraqitje të mirë, ndërsa në pjesën e dytë kishte pak minuta për Atdhe Nuhiun.à