Chelsea fiton me përmbysje dramën në “Stamford Bridge”

Chelsea ka fituar me përmbysje 2:1 ndaj West Hamit në “Stamford Bridge”, në kuadër të xhiros së gjashtë në Premier League.

Por fitorja nuk ishte aspak e lehtë për skuadrën e Thomas Tuchel, madje VAR-i ishte vendimtar për këtë.

West Hami kaloi në epërsi në minutën e 62-të me Antonion.

Më pas Chelsea ia doli të barazonte me Ben Chilwell (76’), ndërsa për tre pikët shënoi Kai Havertz (88’). Të dy erdhën nga banka rezervë.

Menjëherë pas golit të Havertzi, West Hami ia doli të barazonte rezultatin me Cornetin, por u anulua për shkak të një faulli ndaj portierit Edouard Mendy.

Te Blutë për 30 minuta luajti edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja.

Fitorja ngrin Chelsean në vendin e pestë me dhjetë pikë, ndërsa West Hami mbetet në kuotën e katër pikëve.

Fitore shënoi edhe Tottenhami, që mposhti Fulham 2:1. Tottenhami tash ka vendin e dytë me 14 pikë.