Chelsea me ofertë për Gavin

Skuadra e Chelseat ka bërë gati ofertën për mesfushorin e Barcelonës, spanjollin Gavi shkruan “AS” të enjten. Thuhet se Chelsea në fund të këtij edicioni, do t’i bëjë ofertë zyrtare ekipit spanjoll për 19-vjeçarin.

Për ta bindur Barcelonën në lirimin e Gavit, Chelsea do të ofrojë 100 milionë euro pasi reprezentuesin e Spanjës po e sheh si përforcim të madh për edicionin e ri.

Gavi në vitin 2021 ka debutuar me ekipin e parë të Barcelonës dhe vlerësohet ndër mesfushorët më të talentuar në Evropë. Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion ka 2 gola e 1 asistim në 12 ndeshje të luajtura.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.