Chelsea me rezultat minimal mposht Fulham

Chelsea e ka mposhtur Fulhamin me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 21-të në Premier League.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Cole Palmer, duke qenë i saktë nga penaltia. Fulhami u mundua që ta gjejë golin e barazimit deri në fund të takimit, por pa arritur dot.

Kështu Chelsea pas fitores ngjitet në tabelë në vendin e tetë me 31 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë, Fulhami renditet në pozitën e 13-të me 24 pikë, me shtatë fitore, tre barazime dhe 11 humbje.