Chelsea ndalet nga Burnley në shtëpi

Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në përballjen ndaj Burnleyt, në duelin e xhiros së 11-të në Premier Ligë.

Chelsea doli në avantazh në minutën e 33-të kur Kai Havertz realizoi një gol të bukur me kokë nga një asistim i Reece James, gol më të cilin u mbyll pjesa e parë.

“Blutë” e dominuan si pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, duke pasur raste të ndryshme shënimi, megjithatë ata u ndëshkuan në një nga rastet e pakta të skuadrës mysafire, duke e barazuar rezultatin në 1-1 me anë të sulmuesit Matej Vydra në minutën e 80-të, për të qenë ky goli i fundit i realizuar i kësaj përballje.

Për të parë golin e mysafirëve klikoni këtu – VIDEO

Chelsea kështu ndalet pas një ecurie prej katër fitoreve radhazi në Premier Ligë, e cila mbetet si lider në tabelë me 26 pikë të mbledhura, e ndjekur nga Man City me 23 pikë, dhe nga Liverpool me 22 pikë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.