Chelsea, një gol, tre pikë

Chelsea është rikthyer me pikë të plota nga udhëtimi te Bournemouth.

Kampionët e Premierligës kanë mposhtur 0-1 Bournemouthin në kuadër të xhiros së dhjetë.Ishte Eden Hazard që me një gol të bukur ia solli tre pikë Chelsea.

Ylli belg shënoi në minutën e 51’.Me këtë fitore Chelsea renditet në vendin e katërt me 19 pikë, dhe xhiron e ardhshme në ‘Stamford Bridge’ pret Manchester Unitedin.