Chelsea paralajmëron, Alonso kushton 60 mln euro

ATSH/ – Ekipet “big” të Spanjës janë në kërkim të lojtarëve pasi merkatoja mbyllet në datën 31 gusht.

“Realit Madridit” i duhet një sulmues dhe mundësia më e mirë është që të afrojë Rodrigo Morenon që luan për “Valencian”, por për afrimin e Marko Alonsos në garë janë që të dyja ekipet e Madridit.

Kontributi i dhënë me fanellën e “Çelsit” nuk ka mbetur pa u vënë re dhe “Reali” është duke punuar fort për ta rikthyer djalin nga Madridi në shtëpinë e tij.

Kundër këtij transferimi është trajneri Mauricio Sari, i cili e shikon Alonson si mjaft të rëndësishëm për ndërtimin e lojës në mesfushën e “Çelsit”.

Ekipi i “Çelsit” ka fiksuar edhe çmimin për transferimin e lojtarit për klubet e interesuara në 60 mln euro.

“Reali” ndaj këtyre kushteve mund të dorëzohet, ndërsa “Atletiko” është duke zbuluar nëse “PSG” është e gatshme të paguajë 30 mln euro për Felipe Luis, i cili ka kërkuar që të shitet tek ekipi parisien.