Chelsea pëson humbjen e parë

West Bromwich Albion ka fituar me rezultat 5-2 ndaj Chelsea në stadiumin “Stamford Bridge”.

Edhe pse Blutë e filluan ndeshjen më mirë sesa WBA, në fund pësuan humbje, raporton lajmi.net.

Christian Pulisic hapi llogarinë e golave për Chelsean, duke shënuar në minutën e 27-të.

Thiago Silva mori kartonin e dytë në ndeshje në minutën e 29-të, për të lënë ekipin e tij në ‘baltë’ më pas.

Matheu Pereira shënoi dy gola të shpejt, pak para përfundimit të pjesës së parë për t’i dhënë epërsinë klubit.

Në pjesën e dytë, Callum Robinson shënoi në minutën e 63-të, derisa Mbaye Diagne pas një aksioni shumë të bukur arriti të gjejë golin.

Mason Mount shijoji golin në këtë ndeshje në fund, ndërsa Robinson shënoi edhe një herë për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.