Chelsea rikthehet te fitorja

Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë, pasi paraprakisht regjistroi dy ndeshje radhazi pa fitore.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino triumfoi sot ndaj Brighton Hove & Albion, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-t në elitën angleze.

Ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 3:2.

Enzo Fernandez (17’, 65’ penallti) dhe Levi Colwill (21’) shënuan golat e fitores për vendasit.

Golat për skuadrën mysafire u shënuan nga Facundo Buonanotte (43’) dhe Joao Pedro (90+2’).

Vlen të theksohet se “Blutë” luajtën me një futbollit më pak nga minuta e 45-të, kur nga ndeshja me kartonin e dytë të verdhë u përjashtua Conor Callagher.

Armando Broja u aktivizua edhe sonte. Sulmuesi shqiptar luajti nga minuta e 81-të.

Chelsea pas kësaj fitore ka 19 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë në tabelë.

Brightoni është i teti me 22 pikë.