Cila pjesë “Made in Turkey” është e pranishme në pothuajse të gjitha makinat?

Gjurma e Turqisë në industrinë globale të makinave është e madhe, pasi është një nga eksportuesit më të mëdhenj të automjeteve në Evropë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve “dailysabah”, ekziston një komponent Made in Turkey i përdorur nga prodhuesit kryesorë të automobilave, duke e integruar atë në miliona makina në të gjithë botën .

Bëhet fjalë për boriet, të cilat prodhohen nga kompania Seger.

Kjo e fundit ndodhet në rajonin e Bursa në Turqinë veriperëndimore, një vend që shpesh quhet “kryeqyteti i automobilave”.

Seger ka ndërtuar borie për më shumë se katër dekada, duke furnizuar kompani kolosale si Audi, VW, Mercedes, Renault, Citroen, Peugeot, Hyundai, Opel dhe Ford.

Tashmë Seger ka qëllime edhe më ambicioze, pasi synon të bëhet furnizuesi kryesor për shumicën dërrmuese të makinave elektrike.