Cilat janë industritë që po përfitojnë nga marketingu digjital?

Çdo kompani ka nevojë për një plan digjital, por disa sektorë janë më të përshtatshme se tjerat për këtë lloj marketingu.

Në botën tonë të drejtuar nga kompjuterët dhe mobilët, marrëdhëniet ndërtohen përmes marketingut digjital. Kanë kaluar ditët e planeve të marketingut të përbëra nga ngjarjet personale dhe mediave tradicionale. Në vend të kësaj, tejkalimi i kufinjve përmes e-maileve dhe rrjeteve sociale tani është kritik për çdo përpjekje të kompanive.

Është një situatë përshtatshmërie, dhe deri më tani, shumica e kompanive janë përshtatur me këto kanale marketingu të reja. Sipas një studimi nga Study Insights, 82 përqind e bizneseve kanë plan të definuar për marketingun digjital, qoftë në planin e tyre të marketingut ose në një plan digjital të ndarë.

Si konsumatorë, ne gjithmonë kemi qenë shënjestra e këtyre përpjekjeve të marketingut digjital. Inboxet tona janë të mbushura çdo ditë më emaile nga bizneset, dhe mediat sociale të mbushura me foto dhe video duke na inkurajuar neve të provojmë produktet dhe shërbimet e kompanive që i ndjekim ose, bazuar në algoritmat e reklamave, kompanitë që do të dëshironim t’i ndjeknim. Mesazhi është i qartë.

Por në mes të gjithë këtij bombardimi të marketingut digjital, një pyetje e madhe shfaqet, a i’a vlen? A po marrin kompanitë përfitime të plota, në përpjekjet e tyre të marketingut digjital? A po klikojnë ndjekësit, a po blejnë konsumatorët, dhe a po rriten markat e tyre personale në tregun botëror?

Numrat thonë po sepse shumica e kompanive po kanë të paktën 5 dollarë të ardhura për çdo 1 dollar të shpenzuar në marketingun digjital. Haptazi, përfitimet e marketingut digjital janë më të mëdha në disa sektore se sa në disa tjerë. Këtu janë pesë industri të cilat po përfitojnë shumë nga përpjekjet e tyre të marketingut digjital.

Ligji

Mund të duket befasi, por industria e ligjit po ka shumë sukses në marketingun digjital. Përderisa mund të mos jetë një lëvizje tërësisht strategjike, sipas Greentarget’s 2013 State of Digital & Content Marketing Survey, vetëm një nga katër firmat e ligjit kishin strategji specifike të marketingut. Por firmat e ligjit po qëndrojnë jashtë blogeve.

Përfaqësuesit ligjorë janë individë inteligjentë të cilët janë të specializuar në komunikim. Në mënyrë specifike, ata janë të mirë në shpjegimin se si ligji punon dhe se si të përdorni shkathtësitë në argument.

Në blogun e tyre individual të frimës, në LinkkedIn, dhe në website të spikatura si Medium dhe Huffington Post, këta përfaqësues ligjorë po shkruajnë postime të dobishme në blog për tema specifike ligjore.

Njerëzit i gjejnë dhe i lexojnë ato, dhe këto firma fitojnë klientë si rezultat. Është një strategji e cila ofron përfitim të fuqishëm sepse, për këto firma ligjore, ata nuk investojnë shumë financiarisht, por prapë ata përfitojnë shumë.

Shëndeti

Kur keni pyetje rreth shëndetit tuaj, cila është gjëja e parë që bëni? Nëse jeni si tre çereku i përdoruesve të internetit, 77 përqind, sipas studimit të Pew Research Center’s Health Online 2013, ju kontrolloni online për të gjetur më shumë informacione.

Përderisa doktorët padyshim janë një pjesë e rëndësishme e kësaj, e vërteta është se ata nuk janë vendi i parë në të cilin njerëzit shkojnë për të pasur qasje rreth informatave të shendetit. Për këtë arsye një marketing digjital i mirë për organizatat e kujdesit të shëndetit dhe doktorët individualë janë të rëndësishëm.

Një website i mirë, prezenca e ngurtë në media sociale, grafika të lexuara lehtë dhe informata të shëndetit lënë përshtypje të mira dhe sjellin pacientët.

Automobilat

Marketingu ka qenë gjithmonë pjesë e madhe e industrisë së automobilëve. Reklamat e televizionit, të revistave dhe të gazetave duke premtuar marrëveshjet më të mira në modelet më të reja kanë qenë standarde për një kohë të gjatë.

Mirëpo së fundmi, marketingu digjital është bërë një nga kanalet më të rëndësishme të industrisë së automobilëve për të arritur konsumatrë potencialë.

Sipas, eMarketer, shpenzimet e reklamave në mediat tradicionale nga të gjitha kompanitë e mëdha automobilistike janë në rënie, derisa shpenzimi në reklama digjitale është duke u rritur çdo vit. Në fakt, nga 2014 në 2015, u rrit pothuajse 22 përqind.

Një arsye e rëndësishme për këtë rritje është se marketingu digjital u lejon këtyre kompanive të rregullojnë përvojën e marketingut për demografika të ndryshme, falë informatave personale në dispozicion përmes mediave sociale, një person i vjetër, për shembull, angazhohet më ndryshe se sa një person i ri.

Në vend se të presin për shikues ose lexues të reklamave, kompanitë po sjellin reklamat në mënyrë direkte të konsumatorët.

Industria argëtuese

Media sociale është bërë vendi i kompanive argëtuese për të ndarë të gjitha llojet e informatave, foto, përmbajtje të shkurtëra, paraqitjet prapa skenave, madje edhe video direkte.

Më shumë se kaq, edhe pse, është një vend ku këto kompani vënë ide në kokat e ndjekësve, shkoni të shikoni këtë film, mos harroni të xhironi këtë shfaqje, tregojuni shokëve se sa shumë ju ka pëlqyer kjo përvojë direkte.

Me informatat personale të arritshme në mediat sociale, së bashku me analitikat për të promovuar produkte specifike argëtimi për demografika të ndryshme, përfitimi i marketingut digjital i këtyre kompanive është më i madh se sa me media tradicionale, e cila ishte më pak e shënjestruar.

Sipas një shpjegimi të fundit në TrackMaven, kjo e gjitha është falë angazhimit të përmirësuar me admiruesit, ndarjes më të mirë të tregut dhe të dhënat e marketingut për të ri shënjestruar demografika specifike.

Ushqimi

Njerëzit kanë lidhje me të vërtetë emocionale me ushqimin që atyre u pëlqen, dhe ata janë besnikë ndaj produkteve të tyre të preferuara. Të vetëdijshëm ndaj kësaj, kompanitë e ushqimit janë përgjigjur në mënyrë efektive me fushata në mediat sociale duke përmbajtur shumë tërheqje ndijore dhe një shkallë të lartë të angazhimit të konsumatorëve.

‘’Industria e ushqimit nuk është më e varur nga kartat e mërzitshme të recetave, ose ndaj fjalëve në një libër’’, tha Mat Silitala, drejtori i Avalaunch Media.

‘’Konsumatorët tani hyjnë online, kontrollojnë rrjetet e tyre sociale dhe shikojnë video të mrekullueshme të cilat tregojnë vetëm në disa sekonda se si të përgatisësh pothuajse gjithçka të cilën mund t’a imagjinosh’’.

Këto përpjekje tërheqin përdoruesit. Ata duhet të ndihen se këtyre kompanive me të vërtetë u intereson për preferencat e tyre të ushqimit, dhe rezultatet janë mbresëlënëse.

Ky studim i vitit 2014 nga Digital Training Academy shikon pesë fushata të marketingut digjital dhe tregon se si shitjet dhe lëvizjet janë rritur nga secili./Mesazhi/