Cili është dallimi midis “kthehu” dhe “shko” në Kuran?

Bedri Syla

Përse Kurani Famëlartë kur përmend shpirtin e besimtar kur ai po vdes i thotë :(kthehu) te Zoti yt dhe jo (shko) të Zoti yt”?
Cili është dallimi midis shkuarjes dhe kthimit..?
Sa për ilustrim njëri nga ne thotë : (shkova në treg…, u ktheva në shtëpi…dhe jo anasjelltas).
Ç’farë është shkuarja?
-Kalimi nga vendi i origjinës në një vend të përkohshëm.
Ç’farë është kthimi?
-Kthimi nga një vend i përkohshëm në vendin e orgjinës.
-Sulejmani, alejhi selam, kur e dërgoi pupëzen( Hud’hud)tek populli i Belkisës i tha: “Shko me këtë letër timen dhe ua jep atyre”.
(اذهب بكتابي هذا فألقه إليهم).
Dhe kur i erdhi i derguari i Belkisës, i tha (Kthehu tek ata)-( ارجع إليهم).
Kështu që Zoti ynë i Lavdishëm i thotë shpirtit të besimtarit në momentin e vdekjës (O shpirt i qetë, kthehu te Zoti i kënaqur , i pranuar,hyrë të robtë e mi, hyr në xhenetin Tim).
(ياأيتها النفس المطمئنة ,ارجعي إلى ربك راضية مرضية، فادخلي في عبادي و ادخلي جنتي).
Dhe jo: shko te Zoti yt…sepse dynjaja( kjo botë)për besimtarin është vend i përkohshëm.
Të vërtetën e ka thënë Allahu kur tha:
(Dhe kini frikë ditën kur do të ktheheni te Zoti).(واتقوا يوما ترجعون فيه الى الله)
Ai nuk tha kur do të shkoni te Zoti.
-Tek Allahu i Madhërishëm është kthimi dhe strehimi ynë i përhershëm, e çdo gjë tjetër është kalimtare dhe e përkohshme.
O Zot, na jep një shpirt të qetë që beson në takimin me Ty, është i kënaqur me vendimin Tënd dhe është i kënaqur me mirësinë Tënde.
-O Zot, na mëso dhe na shto diturinë se Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti.Amin.

Përzgjodhi dhe shqipëroi nga ar.Bedri Syla.