Cili shqiptar fitoi Scudetton para Rrahmanit

Naim Kryeziu është prej emrave që kanë shkruar histori te Roma. Ai ka dhënë kontribut të çmuar në edicionin 1941/42, kur Roma e ka fituar titullin e parë të Italisë, të njohur si Scudetto.

Të enjten kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani fitoi titullin e kampionit të Italisë me Napolin. Është suksesi më i madh i ndonjë futbollisti të përfaqësueses së Kosovës.

Naim Kryeziu ishte i lindur në Gjakovë, ndërsa ka vdekur në vitin 2010 në moshën 92-vjeçare. Ka luajtur për Tiranën, Romën e Napolin. Te Roma ishte prej vitit 1939 e deri në vitin 1947.