City i afrohet një pikë Liverpoolit

Manchester City e ka fituar me rezultat minimal ndeshjen e mbetur të javës së 18-të të Premier Leagues së Anglisë. Por fitorja 1:0 ndaj Brentfordit të martën i mjaftoi për t’i fituar pikët e plota dhe po ashtu t’i afrohet një pikë Liverpoolit në garën për titull të kampionit.

Liverpooli është në vendin e parë me 57 pikë, kurse City në vendin e dytë me 56.

Arsenali është në vendin e tretë me 55 pikë nga 25 ndeshje.

Golin e vetëm për kampionin e Anglisë e shënoi Erling Haaland në minutën e 71-të.