City mposht Chelsea-n, kalon në finale të FA Cup

Manchester City është finalisti i parë i FA Cup.

Kampioni i Anglisë arriti që në gjysmëfinale të triumfonte minimalisht 1:0 ndaj Chelseat.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin ikonik, “Wembley”.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, ndërsa ai erdhi tek në minutën e 84-të.

Bernardo Silva shënoi për t’i dhënë fitoren dhe kualifikimin ekipit të Pep Guardiolas.

Në finale, Manchester City e pret fituesin e duelit Coventry-Manchester United.