City nxjerr në shitje Laporten

Qendërmbrojtësi Aymeric Laporte do të largohet nga Manchester City këtë verë.

“The Sun” shkruan se krerët e Cityt tashmë kanë marrë vendim për Laporten, të cilin e kanë nxjerrë në shitje. Spanjolli ka humbur vendin e titullarit këtë sezon dhe City për ta lënë të lirë po kërkon të paktën 50 milionë euro.

28-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025, ndërsa tashmë ka tërhequr interesimin e Barcelonës, Juventusit dhe Paris Saint-Germainit.

Këtë sezon Laporte ka vetëm 17 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ndërsa Cityt iu bashkua në vitin 2018 nga Athletic Bilbao.