City ”shkel” Liverpoolin

Manchester City e ka deklasuar Liverpulin në ndeshjen e javës së 29-të të Premierligës angleze.

Cityzens fitoi në ”Etihad Stadium” me rezultat bindës 4-1.

Liverpuli ishte skuadra e parë që kaloi në epërsi me golin e Mohamed Salah, në minutën e 17-të.

Gëzimi i Redsave zgjati vetëm 10 minuta, pasi Julian Alvarez barazoi shifrat në 1-1.

Me të nisur pjesa e dytë, Manchester City përmbysi rezultatin me golin e De Bruyne në minutën e 46-të.

Në vazhdim skuadra e Guardiolas shënoi edhe dy gola të tjerë me Gundogan dhe Grealish, në minutat 53′ dhe 74′.

Me këtë fitore City mbetet në hap me Arsenalin në garën për titullin e Premierligës, ku ka grumbulluar 64 pikë, pesë më pak se Togjinjët.

Në anën tjetër skuadra e Liverpulit me 42 pikë të grumbulluara rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, pasi mbetet shtatë pika larg Tottenhamit e cila gjendet në pozitën e katërt.