Coinbase raporton të ardhura dhe fitime rekord

Për herë të parë Coinbase raportoi fitim në tremujorin e fundit të vitit të kaluar prej 273 milionë dollarë ndërsa kishte pasur 557 milionë dollarë humbje në fund të 2022.

Bursa lider e kriptoaseteve në SHBA Coinbase ditën e Enjte tha se ka gjeneruar shitje prej 1.6 miliardë dollarësh në tre mujorin e parë të këtij viti ndërsa të ardhurat u dyfishuan krahasuar me tre mujorin e kaluar.

Kompania raportoi të ardhura prej 772 milionë dollarësh në tre muajt e parë të vitit. Të ardhurat nga transaksionet arritën në 1.1 miliardë dollarë nga 374 milionë dollarë një vit më parë dhe 523 milionë dollarë në tre mujorin paraardhës.

Për herë të parë Coinbase raportoi fitim në tremujorin e fundit të vitit të kaluar prej 273 milionë dollarë ndërsa kishte pasur 557 milionë dollarë humbje në fund të 2022.

Ndërkaq në tre mujorin e parë të 2023 kishte 79 milionë dollarë humbje. Në Shkurt kompania tha se kishte reduktuar borxhin me 413 milionë dollarë.

Rritja e vlerës së kriptoaseteve në Janar pas aprovimit të 11 ETF-ve Bitcoin ndihmoi Coinbase të gjeneronte më shumë fitime.

Çmimi i Bitcoin shkoi deri në 73,747 dollarë në Mars ndërsa në fillim të vitit tregtohej me 44 mijë dollarë.