Ballina Arritje Teknologji Coinbase thotë se afro 70 mijë konsumatorë janë prekur nga hakimi që...

Coinbase thotë se afro 70 mijë konsumatorë janë prekur nga hakimi që zgjati disa muaj

Në deklarimin e Coinbase thuhet se thyerja e sigurisë filloi më 26 Dhjetor 2024 dhe zgjati deri në fillim të këtij muaji kur kompania mori një komunikim nga hakeri që pretendonte se ka vjedhur të dhënat e konsumatorëve dhe kërkonte para që të mos i publikonte.

Coinbase tha se të paktën 69,461 konsumatorë patën informacionin e tyre personal dhe financiar të vidhet pas një thyerje sigure që zgjati disa muaj por që u zbulua javën e kaluar.

Gjiganti kripto konfirmoi numrin e konsumatorëve të prekur përmes një deklarimi të bërë në prokurorinë e përgjithshme të Maine në SHBA ditën e Mërkure siç e kërkon ligj për rastet e vjedhjes së të dhënave.

Në deklarimin e Coinbase thuhet se thyerja e sigurisë filloi më 26 Dhjetor 2024 dhe zgjati deri në fillim të këtij muaji kur kompania mori një komunikim nga hakeri që pretendonte se ka vjedhur të dhënat e konsumatorëve dhe kërkonte para që të mos i publikonte.

Përmes një postimi në blog Coinbase tha se hakeri kishte kërkuar 20 milionë dollarë për të fshirë të dhënat, gjë që Coinbase e refuzoi. Kompania tha se hakeri kishte korruptuar agjentët e kujdesit të klientit që kishin akses në të dhënat e konsumatorëve.

Ai vodhi emra konsumatorësh, e-mail-e, adresa postare, numra telefoni, dokumente shtetërore, balanca llogarish dhe historik transaksionesh.