Philippe Coutinho vazhdon të mbetet emri më i përfolur në tregun e transferimeve.
Pasi Barcelona dështoi ta transferoi në afatin kalimtar të verës, ishin PSG dhe Real Madrid që nisën operacionet për ta bërë atë që s’mundën katalanët.
Por, emri i fundit që është shtuar në garë, është ai i Juventusit.
Është ‘Don Balon’ raporton në lidhje me interesimin e ‘Zonjës së Vjetër’, duke e cilësuar edhe si të befasishëm.
Me interesimin e Barcelonës, PSG, Real Madrid e Juventus, Liverpooli duket se do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë në skuadër 25 vjeçarin brazilian.