“Cristiano Ronaldo dëshiron që të rikthehet tek Manchester United”

Cristiano Ronaldo dëshiron që të luajë sërish për Jose Mourinhon dhe të rikthehej tek Manchester United, të paktën kështu pretendon ish-tekniku i Real Madrid, Fabio Capello.

Ylli portugez ka dhënë sinjale largimi me komentet që shprehu pas triumfit në Ligën e Kampioneve.

“Ishte bukur të qëndroja në Madrid”, kjo ishte deklarata e CR7 ku vuri në pikëpyetje të ardhmen e tij. Nëse do të largohej, atëherë vendi ideal për Ronaldon do të ishte “Old Trafford”, ‘shtëpia’ ku ai u bë i njohur.

Capello beson se një marrëveshje mund të ndodhë këtë verë.

“Unë besoj se Cristiano Ronaldo dëshiron të rikthehet tek Manchester, për të luajtur për United dhe të trajnohet nga bashkëkombasi i tij, Mourinho”, u shpreh italiani për Sky Sport Italia.

Ndërkohë ish-trajneri i kombëtares italiane shprehet se Reali do ta ketë të vështirë ta zëvendësojë Ronaldon.

“Real Madrid do të duhet të gjejë një zëvendësues të denjë për të qenë i aftë shënojë sa Ronaldo. I vetëm emër i mundshëm për momentin është ai i Robert Lewandowskit”, shtoi Capello./Ora News