Një nënë mu ankua: Dashuria e djalit tim për gruan është më e madhe se dashuria e tij për mua.
E pyeta: domate apo portokall?
Ajo më shikoi dhe më tha: Ky favorizim nuk është i saktë, prandaj nuk është korrekte ta krahasosh mes dy gjërave të ndryshme. Domatja është një perime, dhe portokalli është një frut.
Kështu që e inicova duke iu përgjigjur: Kështu, dashuria, e dashur, ka lloje të ndryshme, dhe nuk është korrekte të shkëmbesh një nga llojet e saj me një tjetër.
Mami tha thuaj çfarë do të thuash.
Kështu i dërgova fjalët e mia duke thënë: Ti je nëna, ti je parajsa e tij në tokë, dhe djali është një copë e zemrës tënde, dhe dashuria e tij për ty është adhurim, por gruaja tjetër është gruaja, të cilën Zoti e krijoi për të nga Vetja e Tij, dhe dashuria e tij për të është vet lumturia.
Jepja sytë e tu për të adhuruar djalin tënd dhe duaje lumturinë dhe mos e nënvlerëso dashurinë e tij për ty duke e krahasuar me një dashuri tjetër.
Dhe lëre djalin tënd të lirë derisa zemra e tij të kthehet tek ti dhe ta kërkojë në parajsë, me vullnet të plotë.
Nëna tundi kokën duke u pajtuar me fjalët e mia, dhe fytyra e saj u ndriçua nga kënaqësia, dhe ajo tha: Dashuria e tij për mua është adhurim, kurse dashuria e tij për të është lumturi, prandaj do ta ndihmoj që t’i afrohet Zotit të tij dhe të adhuroj, dhe njëkohësisht do ta le të jetë i lumtur me gruan dhe jetën e tij.
Nënë e dashur!
Mbaje ne mendjen tende kete dialog, qe nese djali yt behet burre, kujtoje qe ta lejoje djalin tend te jetoje jeten me gruan e tij ne privatesi te plote sic ishte jeta jote ose sic deshiroje te ishte jeta jote!
Dashuria e nënës është adhurim.
Dhe dashuria e gruas është lumturia.
Dr. Mustafa Mahmoud
Nga: Ahmet Dermala








