Ish kryeministri turk Ahmed Davutoglu gjate fjalës së tij për provomovimin e libirit të tij “Qytete dhe Qytetërime” ka dhënë një mesazh për vendet e Ballkanit.
Ai tha se Balkani është pjesë e vogël e Europës, por jo e parëndësishme, dhe tha se përderisa dikur ka qenë vatër e krizave, kjo histori duhet lënë mbrapa, dhe në vend të kësaj të mbizotëroj paqja dhe mirëkuptimi mes popujve.
Davutoglu tha se është i vetëdijshëm për historinë nëpër të cilat kanë kaluar vendet e Ballkanit, por megjithatë tha se zgjidhja e vetme është bashkëpunimi mes këtyre vendeve.
Por Davutoglu nuk la pa e përmendur se lidhja mes shqiptarëve dhe vendit të tij nuk është thjeshtë diplomatike, duke insistuar se nuk mund të vërejë dallim prej një turku dhe një shqiptari që ka emigruar në Turqi.
Ai tha poashtu se kjo është lidhje zemrash, e jo lidhje interesash. /MESAZHI/








