Debutojnë lojërat e para Netflix për TV

Duke sjellë lojërat në TV dhe shfletuesit ueb përmes cloud streaming, abonentët mund të luajnë titujt Netflix prej kudo ndërsa nga ana tjetër Netflix do të fillojë të konkurrojë në gaming në TV dhe PC.

Netflix ka filluar testimin publike të lojërave cloud dhe që prej ditës së Hënë abonentët në Kanada dhe Britani mund të provojnë Netflix Games.

Kompania fillimisht hyrë në industrinë e video lojërave duke ofruar disa prej tyre për platformat mobile në Nëntor të 2021. Deri më sot titujt e kompanisë kanë qenë të disponueshme vetëm në iOS dhe Android.

Duke sjellë lojërat në TV dhe shfletuesit ueb përmes cloud streaming, abonentët mund të luajnë titujt Netflix prej kudo ndërsa nga ana tjetër Netflix do të fillojë të konkurrojë në gaming në TV dhe PC.

Dy lojëra aktualisht janë të disponueshme: Oxenfree dhe Molehew’s Mining Advanture. Kur përdoruesit luajnë në TV, e kontrollojnë lojën përmes smartfonit.

Në Android kontrolleri do të jetë i disponueshëm përmes aplikacionit Netflix ndërsa në iOS duhet shkarkuar aplikacioni veçmas i kontrollerit.

Nëse përdoruesit kanë akses në lojërat në ueb, mund ti luajnë me maus dhe tastierë. Disa prej TV që mbështetin lojërat Netflix janë: Amazon Fire TV, Chromecast Google TV, LG TV, Nvidia Shield TV, Roku TV, Samsung Smart TV dhe Walmart Onn.

Në të ardhmen më shumë TV dhe pajisje do të mbështeten nga platforma e lojërave të Netflix.