Demhasaj po kërkohet nga Munich 1860

Shkëlqim Demhasaj ka pasur paraqitje të mira me skuadrën e Grasshopperit në Superligën e Zvicrës në këtë edicion.

Demhasaj 27-vjeçar ka realizuar dy gola dhe ka pasur një asistim në nëntë paraqitje, në elitën e futbollit helvetik, ndërsa një gol e ka realizuar në dy ndeshje në Kupën e Zvicrës. Dhe paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ai të kërkohet nga klubi i rangut të tretë të futbollit të Gjermanisë, Munich 1860.

Sulmuesit kosovar i skadon kontrata në verë, ndërsa në rast të transferimit, do të ishte hera e parë që Demhasaj del jashtë kufijve të Zvicrës në aspektin futbollistik.

Në të kaluarën, Demhasaj karrierë ka bërë edhe me Schaffhausenin, Luzernin e Winterthurin.