Dyshohet se të shtunën, në Obiliq, nga persona të panjohur janë dëmtuar pllaka e një varri dhe vazot e dy varreve tjera.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse policore, të cilat po kryejnë hetimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, për këtë rast është njoftuar edhe prokurori.
“Dyshohet se nga persona të panjohur janë dëmtuar pllaka e një varri dhe vazot e dy varreve tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e PK-së./







