Ditë më parë disa nxënëse nuk u lejuan të regjistrohen në njërën nga shkollat e mesme në Kosovë,me arsyetimin se kishin shaminë mbi kokë. E për këtë pati reagime të shumta.
Në mesin e atyre që kanë reaguar është edhe deputeti i Vetëvendosjes Fitim Uka.
Uka ka thënë në një vend ku kualiteti i arsimit ka prekur fundin, dikush ka zgjedh të merret me mbulesën e nxënësve.
Ai ka thënë se Kosova është një vend ku poshtërohemi në testet e PISA-s, lexohet pak e kuptohet edhe më pak.
“Por, në vend të adresimit të këtyre problemeve, dikush paska zgjedhur që të merret me mbulesën dhe të shkel me të dyja këmbët në të drejtat e vajzave në Kosovë.
Pra, më e rëndësishme na qenka çfarë ke mbi kokë se sa në kokë!
Kjo është thjeshtë e turpshme dhe e papranueshme”,ka shkruar Uka.
Postimi i plotë i tij:
Kualiteti i arsimit në Kosovë ka prekur fundin,
poshtërohemi në testet e PISA-s,
lexohet pak e kuptohet edhe më pak,
përdoren metoda të vjetra e mësohet përmendësh,
nxënësit etiketohen dhe ngacmohen,
dhuna e rrethon shkollën.
Por, në vend të adresimit të këtyre problemeve, dikush paska zgjedhur që të merret me mbulesën dhe të shkel me të dyja këmbët në të drejtat e vajzave në Kosovë.
Pra, më e rëndësishme na qenka çfarë ke mbi kokë se sa në kokë!
Kjo është thjeshtë e turpshme dhe e papranueshme.