Chelsea ka mposhtur Manchester United me rezultat 1-0 në derbin e xhiros së 11-të në Premierligë.
Golin e vetëm për blutë e shënoi Alvaro Morata në minutën e 55-të.
Me këtë fitore, Chelsea mbetet në vendin e katërt me 22 pikë, një më pak se Manchesteri i vendit të dytë.