Dërgojani Selamin këtij Lendit dhe shokëve/shoqeve të tij

Ai që kërkon shërim nuk krenohet me sëmundje, por e shikon që sëmundja e tij (trupore ose psikike) është një sprovë, që ia vlenë të kërkohet ilaçi i saj gjer në frymëmarrjen e fundit.

Por zakonisht hapi i parë drejt shërimit në mjekësi është të distancohesh nga çdo gjë që ta ka rënduar dhe përkeqësuar sëmundjen tënde gjer më tani (si psh. trajnimet, orgjitë, filmat, literaturën indroktinuese, shoqërinë e cila të fton në praktikën e këtij devijimi, party-t, duke futur këtu edhe OJQ-te që i shfrytëzon për t’i infiltruar viktimat e radhës sidomos nga gjeneratat e reja, etj).

Hapi i dytë është ta harrosh çdo përvoj të hidhur në jetën private dhe çdo traumë apo torturë fizike e psikike e që të ka detyruar t’i dorëzohesh dobësisë tënde dhe të mendosh se nuk e meriton të jesh ai trup që ke apo edhe ta urresh atë!

Hapi tretë ta formatosh çdo shpërlarje truri që iu ke ekspozuar gjer më tani, që nga fjalët (Është Ok me qenë gay, të gjithë të famshmit janë të tillë, ti ke lindur i tillë, ti je një femër e burgosur në trupin e një mashkulli, bota moderne është me ty, lej këta të prapambeturit, këta janë homofoba, etj) e gjer te aktivitetet që të kanë futur në këtë qorr-sokak.

Hapi i katërt mos mendo se “askush nuk të kupton” ,” jeton në një shoqëri vulgare” , “të gjithë të urrejnë përveç grupit tënd”, “se të gjithë të keqtrajtojnë dhe se mbështetja e vetme dhe shpëtimi për ty është LGBTI-ja” sepse ndonjëherë të tjerët duke u munduar t’i korrigjojnë lajthitjet tua nuk kanë zgjedhur metodat e duhura dhe ke përfunduar aty ku je.

Hapi i pestë dije se sëmundja jote nuk është e pashërueshme, e vetmja gjë është që në fillim ose e ke praktikuar vet këtë gjë ( duke shfrytëzuar video, fantazi etj) ose nga një person i dytë (i devijuar) i cili të ka trajtuar si femër duke u sjellur me butësi dhe duke ta ngritur epshin tënd të ka futur në këtë valle, pastaj kjo praktikë ka vazhduar derisa ka kaluar në ves, e kur të është bër ves nuk e imagjinon dot jetën tënde ndryshe, jo pse nuk mundesh, por se nuk je i gatshëm të provosh të ndryshosh dhe kjo pak a shumë i ngjan atij i cili përdor një gjë gjersa bëhet i mvarur prej saj dhe tër energjin trupore dhe psikologjike e shfrytëzon për të arritur tek ajo!
Pra ky ves apo dështim në orientimin e vërtetë seksual është rezultat i shumë viteve kështu që edhe normalizimi dhe shërimi do sakrificë dhe kohë.

Hapi i gjashtë: Ju jetoni me ndjenjë e mangësisë për këtë kërkoni të trajtoheni si familje, me ndjenjen e gabimit për këtë dëshironi të jeni të pranuar në shoqëri, me ndjenjen e dobësisë dhe viktimës për këtë dëshironi që çdo institucion që ka peshë ta keni në dorën tuaj dhe me ndjenjen e turpit për këtë dilni në parada të “krenarisë”

Dhe e fundit: Ndalo dhe mendo se misioni i njeriut në tokë nuk është vetëm vrapimi pas prapanicave dhe epshit, por është më i lartë e më fisnik, e fisnikëria më e lartë e njeriut është ta menaxhoj epshin e tij, e jo të menaxhohet nga epshi i tij, pra ky është dallimi në mes njeriut dhe krijesave tjera.

Nëse je i gatshëm dhe i sinqertë në ndryshim do ta kuptosh se ngjyrat e ylberit me të cilat të kanë mashtruar gjer më sot, kanë qenë ato që të kanë verbëruar nga shumë gjëra reale në jetën tënde, në familjen tënde dhe rrethin ku jeton.

Ah se isha duke e harruar pikën kryesore, definoje veten tënde, shikoje bazamentin se çfarë e ke dhe pastaj fillo dhe korrigjoje çdo gjë që e ke vendosur gabimisht mbi të.

Shërim të këndshëm.

Nga: Dr. Rijad Imeri