Dështon gjithçka, Ronaldo nuk transferohet te City – këto janë arsyet

Cristiano Ronaldo është larguar nga Juventusi, por nuk do të transferohet te Manchester City ashtu siç të gjithë prisnin.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka qenë favoriti kryesor për të nënshkruar me të, por gjithçka ka dështuar.

Edhe pse u raportua se portugezi kishte marrëveshje personale me Cristianon, një gjë e tillë është hedhur poshtë.

Sipas mediumeve të ndryshme në Angli dhe Portugali, gjithçka dështoi pasi Ronaldo nuk u pajtua me disa nga detajet personale me klubin anglez.

Gjithashtu City nuk u pajtua që të paguajë dëmshpërblim te Juventusi për transferimin e portugezit, pasi kampionët anglez e donin atë si transferim të lirë.

Tani favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e portugezit mbetet ish-skuadra e tij Manchester United.

Edhe trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se kanë dyert hapur për rikthimin e Ronaldos.