Ballina Lajmet Kosovë Dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit, seanca e radhës zhvillohet...

Dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit, seanca e radhës zhvillohet më 11 maj

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë .

Kuvendin e Kosovës të enjten, në përpjekjen e 13-të, pasi nuk kaloi propozimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për votim të fshehtë për kryeparlamentarin.

Ndryshe nga herët e kaluara, nuk u propozua kandidati për kryetar të Kuvendit nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca do të vazhdojë më 11 maj në ora 10:00.

“Shihemi më 11 maj, në orën 10:00”, tha ai.