Dështon votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, s’ka kuorum!

Pozita ka dështuar të sigurojë votat për miratimin e 5 marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ndonëse Qeveria Hoti bëri thirrje që ato të votohen, opozita nuk dha mbështetje për këto marrëveshje, transmeton Indeksonline

“S’ka korum të vazhdueshëm, seanca shtyhet për një kohë tjetër. 58 deputetë kanë marrë pjesë në votim”, ka thënë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.