Dhunohet një e mitur në Mitrovicë

Policia e Kosovës njoftoi se të shtunën është arrestuar një person në Mitrovicë, me dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur.

Sipas njoftimit policor, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.