Dibër, vriten tre anëtarë të një familje

Në qytetin e Dibrës janë gjetur të vrarë në oborrin e shtëpisë së tyre familja tre anëtarëshe Pocesta nga Dibra, të cilët kishin ardhur për pushime nga Italia.

Familja banonte mu në qendër të qytetit të Dibrës. Persona të pa identifikuar deri me tani kanë lënë të vrarë Amid Pocestën i lindur në vitin 1963, bashkëshorten e tij Nazmije Pocesta e lindur në vitin 1965 dhe vajzën e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 2004.

Motivet e këtij akti makabër, deri më tani mbeten të panjohura. Policia dhe organet tjera kompetente kanë dalur në vendngjarje dhe po punojnë në zbardhjen e rastit, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

Edhe nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit kanë dalë në vendngjarje dhe po kryejnë ekspertizë në shtëpinë ku janë gjetur trupat e pajetë. Sipas njohurive të para, bëhet fjalë për vrasje të trefishtë, viktimat janë familje mes vete. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor (burrë dhe grua) dhe vajza e tyre e moshës 14 vjeçe. Viktimat përkohësisht kanë jetuar në Itali.

Autori i këtij krimi tani për tani mbetet i panjohur.