Digjet një pjesë e fabrikës së Grave të Krushës

Gratë kosovare të Krushës, të cilat kanë gjetur ilaçin e dhimbjeve të luftës duke punuar në një fabrikë të ndërtuar vet, sot janë dëshpëruar pas zjarrit që ka përfshirë punishten e tyre.

Autoritetet policore e konfirmuan se objekti është shkatërruar në masë të madhe, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Edhe banorët e fshatit të rrethit të Rahovecit kanë ndihmuar zjarrfikësit në shuarjen e zjarrit i cili nuk dihet ende se ku e kishte burimin.

Autoritetet komunale të Rahovecit kanë premtuar që do të sanojnë gjithë dëmet dhe se puna do të rifillojë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Kujtojmë e gratë e Krushës që kanë gjetur vetëpunësim në këtë objekt janë kryefamiljare bukë-siguruese. Shumica e burrave të fshatit Krushë janë eliminuar fizikisht gjatë luftës së fundit në Kosovë.