Digjet vetura e Oliver Ivanoviqit në veri të Mitrovicës

Vetura ‘Passat B5’, pronë e liderit të Iniciativës Qytetare ‘SDP’, Oliver Ivanoviqi është djegur sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se vetura dyshohet të jetë djegur qëllimisht nga persona të panjohur derisa ishte e parkuar para ndërtesës ku jeton Ivanoviq, përkatësisht në rrugën ‘Llolla Ribar’ në veri të Mitrovicës.

Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin, ndërsa policia është duke e hetuar rastin.