Disa imazhe të brendshme të Instagram zbulojnë se AI po vjen në rrjetin social të fotografive

Sipas disa imazheve të publikuara nga inxhinieri Alessandro Paluzzi i cili shpeshherë raporton për funksionalitete të palançuara të aplikacionit Meta, postimet e krijuara nga AI gjeneruese së shpejti mund të etiketohen brenda Instagram.

Mjetet konsumatorë AI të Meta bazuar në modelin Llama 2 mund të mos jenë larg nga debutimi. Kompania siç duket është duke punuar në disa funksionalitete AI për Instagram, përfshirë këtu disa etiketa të cilat identifikojnë imazhet e gjeneruara nga Meta AI.

Sipas disa imazheve të publikuara nga inxhinieri Alessandro Paluzzi i cili shpeshherë raporton për funksionalitete të palançuara të aplikacionit Meta, postimet e krijuara nga AI gjeneruese së shpejti mund të etiketohen brenda Instagram.

Imazhet sugjerojnë se kompania, njëlloj si Google, Microsoft dhe të tjerë në hapësirën AI, është e interesuar në zhvillimin e mjeteve AI për krijimin e përmbajtjeve.

Ndërsa mjetet me AI gjeneruese po bëhen çdo ditë e më shumë të disponueshme, hulumtuesit dhe politikbërësit kanë ngritur shqetësime për keqpërdorimin e teknologjisë në përhapjen e informacioneve të rreme apo mashtrimin e njerëzve.

Edhe pse Meta nuk ka dhënë detaje për planet e saj për zhvillimin e mjeteve AI gjeneruese, Mark Zuckerberg ka lënë të kuptohet se diçka po vjen duke përmendur trajnerë apo asistentë AI.