Disa nga ilaçet për qetësim kundër nervozizmit apo pagjumësisë

Janë shumë shkaktarë që ndikojnë të kemi dhimbje në përgjithësi, por, para se të vraponi te mjeku dhe të “mbusheni” me ilaçe, me antibiotikë, që përmbajnë kemikate që ndoshta ju bëjnë më shumë dëm se sa dobi, ne ju paraqesim disa ilaçe shtëpiake për të luftuar nervozizmin, shqetësimin, depresionin dhe pagjumësinë

1. – Kundër nervozizmit, shqetësimeve, depresionit dhe pagjumësisë, shumë efikas janë edhe llojet e çajeve nga kamomili, menta, trumza, sherbela, valeriana, …

Nga të gjitha llojet e çajit, më i suksesshmi te fëmijët është treguar çaji nga kamomili, ndërsa te të rriturit çaji i mentës. 2. – Sipas disa studimeve, lëngu i mollës është ushqim për nerva, njëkohësisht edhe qetëson shqetësimin.

3. – Qumështi me shtog: nevojiten 2-3 lule të freskëta ose të thata të shtogut, 2 gota me qumësht, pak kanellë dhe pak mjaltë. I bashkoni dhe i lini të qëndrojnë për 5 minuta, e më pas e konsumoni.