Nëse shfrytëzohet me sukses, Zenbleed lejon hakerët të shohin çfarëdo lloj operacioni të procesorit përfshirë ato që ndodhin në sandbox ose makineri virtuale.
Një problem i ri sigurie është zbuluar në procesorët AMD Zen 2, i cili bën të mundur që të vidhen të dhëna si fjalëkalime dhe çelësa enkriptimi nga procesori.
Zbuluar nga hulumtuesi i sigurisë së Google Tavis Ormandy, problemi prek çipet konsumator por edhe ato për servera përfshirë Ryzen 3000.
Problemi i sigurisë me emrin e koduar “Zenbleed” u nda me AMD fillimisht në mes të muajit Maj. Mund të përdoret për ekzekutimit e kodit përmes Javascript në një uebfaqe dhe nuk nevojitet akses fizik për hakerët në kompjuter.
Nëse shfrytëzohet me sukses, Zenbleed lejon hakerët të shohin çfarëdo lloj operacioni të procesorit përfshirë ato që ndodhin në sandbox ose makineri virtuale.
Procesorët e prekur vijojnë si mëposhtë:
AMD Ryzen 3000
AMD Ryzen PRO 3000
AMD Ryzen Threadripper 3000
AMD Ryzen 4000 me Radeon Graphics
AMD Ryzen PRO 4000
AMD Ryzen 5000 me Radeon Graphics
AMD Ryzen 7020 me Radeon Graphics
AMD EPYC “Rome”
Aktualisht AMD la lësuar një përditësim vetëm për procesorët EPYC për serverët. Për konsumatorët përditësimi do të vijë përmes prodhuesve të harduerëve të tyre. Modelet Threadripper 3000 do të marirn përditësimin në Tetor, Ryzen 4000 Mobile në Nëntor dhe Ryzen 3000, 4000, 5000 dhe 7020 Mobile në Dhjetor.








