Distria Krasniqi e artë, fiton Evropianin e xhudos

Distria Krasniqi është kampione e Evropës, pas triumfit të madh në kampionatin evropian që po zhvillohet në Podgoricë.

Distria ishte dominuese në kategorinë deri në 52 kilogramë duke mposhtur të gjitha rivalet, për ta fituar medaljen e artë në Evropianin në Podgoricë.

Në duelin final, Krasniqi u përballë me italianen Odette Giuffrida me të cilën ishte ndeshur 12 herë gjatë karrierës së saj.

Për Distrinë ky është titulli i tretë i Evropës. Të parin e ka fituar në vitin 2021 në Lisbonë e të dytin vitin e kaluar në Zagreb. Ka edhe dy medalje të argjendta e dy të bronzta evropiane.

Distria ishte bartëse e parë dhe nuk ka pasur telashe për të siguruar luftën për të artën.

Ajo shënoj katër fitore, fillimisht duke e mposhtur serben Milica Nikoliq. Më pas holandezen Naomi Van Krevel e në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler.

Në finale, ajo iu përballë me Giuffridan, e cila është kampione në fuqi e botës.

Përballë italiane, xhudistja kosovare ka tashmë tetë fitore, ndërsa katër i ka fituar italiania.

Gjatë ditës, në Podgoricë garoi edhe Laurine Gashi e cila u eliminua në start të garës, ndërsa të enjten garojnë edhe Akil Gjakova e Dardan cena nga Kosova.