Dorëhiqet Prokurori i Përgjithshëm i New York, akuzohet për abuzime seksuale

4 gra kanë denoncuar Prokurorin e Përgjithshëm të New York në revistën ‘New Yorker’ për abuzime seksuale, shkruan BBC

Eric Scheiderman ka qenë një mbështetës i zëshëm i lëvizjes #MeToo kundër ngacmimeve seksuale.

Scheiderman ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij, por deklaroi se ka vendosur të largohet.

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo kishte kërkuar dorëheqjen e Scheiderman pas raporteve.

Andrew Cuomo shprehet se: “Askush nuk është mbi ligjin, duke përfshirë zyrtarin e lartë ligjor të Nju Jorkut.

Unë nuk besoj se është e mundur që Scheiderman të vazhdojë të shërbejë si Prokuror i Përgjithshëm”, pëfrundon ai.