Dortmund shënon fitore në momentet e fundit

Fortuna Dusseldorf e Valon Berishës ka lëshuar pikë shumë të rëndësishme kundër Dortmund.

Në kuadër të xhiros së 31-të në Bundesliga, Dortmund ka shënuar fitore minimale kundër Fortuna Dusseldorf, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Lucien Favre pati mundësi të merrte fitore me diferencë më të madhe golash, poqë Raphaël Guerreiro të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 65’.

Dortmund kërkoi golin e fitores deri në minutën e fundit, dhe një të tillë e gjeti tek në minutën e 94’, me anë të Erling Haaland.

Me këtë fitore, ‘Verdhezinjt’ ngritën në 66 pikë, duke mbajtur pozitën e dytë së paku edhe për këtë xhiro.

Dusseldorf në anën tjetër mbetet me 28 pikë, tri pikë larg zonës që mbanë në Bundesliga.