Drita e Allahut nuk skadon

Burhan Fili

 

Ku janë ata që besun se ‘dritën’ e fikën,
se pa kthim fetë u zhdukën e ikën?
Ku në vend të besimit mbollën frikën.

E ku janë ata që sot të shohin,
se ç’asht e vërteta mirë ta njohin?
Se drita e Allahut kurrë nuk shuhet,
në kandilin hyjnor ajo ruhet!

Drita e Allahut skadencë nuk njeh,
i verbum asht ai që s’e sheh!

‘Llampa’ e djegun dritë nuk përçon,
fajin s’e ka drita që nuk ndriçon,
por urtësi ka ai që e ndryshon.

Në Shqipnin tonë këtë qartë e njohim,
se ç’asht e vërteta mirë e shohim:
Dëshira e rinisë për t’u kthy te i madhi Zot,
në Atdheun tonë qartë shihet sot!

E gjitha kjo natyrshëm zhvillohet,
për në rrugën e drejtë secili ftohet.
Ec rini kohë mos humb kurrë,
se pa qenë fëmijë i mire, zor se bahesh burrë!

Burhan Fili
Detroit
4/4/2024