Drita fiton derbin ndaj Prishtinës

Drita ka fituar tri pikë të rëndësishme në luftën për titullin kampion.

Intelektualët kanë mposhtur Prishtinën me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 30-të të Superligës.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Almir Ajzeraj në minutën e 41-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Drita është e para me 60 pikë, dy më shumë se Ballkani që ka nëj ndeshje më pak të zhvilluar.