Drita shkatërron Ballkanin, Llapi mund Gjilanin

Drita dhe Llapi kanë shënuar fitore në ndeshjet e xhiros së 10-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Skuadra kampione e Kosovës, ka arritur që në shtëpi të mposht 6:1 Ballkanin.

Haxhimusa me dy gola, Gerbeshi, Shaqiri, Krasniqi me nga një dhe Kukaj me një autogol, ishin golashënues në fitoren e Dritës.

Për mysafirët nga Ballkani, golin e vetëm e realizoi Baftiu.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në orar të njëjtë, KF Llapi në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3:1.