Duaja e këtyre netëve…

Zoti ynë!
》Na udhëzo neve në bashkësinë e atyre njerëzve që i ke udhëzuar.
》Na fal e na mëshiro neve me ata njerëz që i ke mëshiruar.
》Na merr në përkujdesje me ata njerëz ndaj të cilëve mbrojtje ke treguar.
》Na jep begati te çdo gjë që na ke dhuruar.
》Me mëshirën Tënde na mbro dhe largo prej nesh atë të keqe që e ke shkruar.
》Ti gjykon drejt o Zot, askush s’mund të vendosë mbi atë që Ti gjykove.
》Nuk mund të jetë kurrë i fortë ai që Ti poshtërove, e nuk poshtërohet kurrë ai që Ti e ndihmove.
》U bekoftë emri Yt dhe Ti vetë u lartësove.
》Ty të takon lavdia për atë që na udhëzove.
》Ty të takon falenderimi për ato që na dhurove.
——
AMIN…🤲