Duaje pastaj shaje, pastaj prapë duaje e prapë shaje!

Ubejd Gashi

Një herë duaje Leninin, pastaj shaje.
Duaje Stalinin, pastaj shaje.
Duaje Titon, pastaj shaje.
Duaje Enverin, pastaj shaje.
Duaje komunizmin pastaj shaje.
Edhe udhëheqësit e pas komunizmit sa herë i deshtët e sa herë i shanit.
Duhet ditur mirë kend duhet dashtë e kend duhet sha.
E jo kështu.
Se kjo tregon 100 çështje tjera për ne.
Te pa ditur, të mashtruar, imitues, simpatizante te verbër.
Te pa pjekur, adoleshente, filloriste.
Vone i kuptojme gjerat.
Nuk i degjojme te diturit.
Etj. etj.

Nga: Ubejd Gashi