Dueli historik po afrohet, boksierët bënë matjen zyrtare

Dy boksierët u takuan në Las Vegas për matjen zyrtare.

Teksa u mendua që McGregor të ketë diferencë më të madhe në peshë, ky i fundit duket se punoi dhe ka formë të mirë trupore.

Ai u shpreh i motivuar para Mayweather duke treguar grintë dhe karakter.

McGregor arriti të humb peshë në kohë dhe tash ka 69 kilogramë.

Kurse Mayweather ka 67.5 kilogramë dhe u tregua mjaft i qetë përballë rivalit.

Dueli historik zhvillohet sonte pas mesnate.