Dy këmbësorë goditen te Katedralja

Një aksident ka ndodhur pak pas orës 19:30 në udhëkryqin te Katedralja, në qendër të Prishtinës.

Një veturë ka goditur dy këmbësorë. Ekipet e auto-ambulancës janë parë në vendin e ngjarjes, dhe e kanë dërguar me urgjencë në QKUK personat e aksidentuar.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku afër katedrales në Prishtinë, ku dyshohet se dy këmbësorë janë goditur nga një automjet. Njësitet policore iu kane përgjigjur rastit menjëherë dhe janë në proces të ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Për detaje tjera do të njoftoheni më vonë. Gjithashtu për gjendjen shëndetësore të personave të involvuar do të merrni informacione nga kompetentët mjekësorë”, ka thënë për KTV-në, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.